Momente ankthi, lojtari i Partizanit humb ndjenjat në fushë (Video)

Sport

Momente ankthi, lojtari i Partizanit humb ndjenjat në fushë (Video)

Ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit u ndërpre për rreth pesë minuta, pas një incidenti shëndetësor të mbrojtësit Saliu Sembene.

Në minutën e 85-të, futbollisti ra pa ndjenja në fushën e lojës, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të ambulancës dhe të stafit mjekësor.

Pas ndihmës së parë të dhënë në fushë, lojtari arriti të përmendej, por stafi mjekësor vendosi largimin e tij me barelë drejt dhomave të zhveshjes.

Edhe pse autoambulanca u fut në stadium, mbrojtësi nuk u transportua menjëherë drejt spitalit, pasi gjendja e tij u stabilizua momentalisht në ambientet e stadiumit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion