Pritjes së ëmbël i vjen fundi, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Showbiz

Pritjes së ëmbël i vjen fundi, këngëtarja e njohur

Në muajin janar këngëtarja e famshme, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Halsey publikoi në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqej topless dhe në to dallohej qartë barku i saj i rrumbullakosur.

E teksa u bënë disa muaj pasi surprizoi fansat me lajmin e ëmbël, Halsey ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja 26-vjeçare ka sjellë në jetë më 14 korrik fëmijën e saj të parë me të dashurin Alev Aydin.

Pritjes së ëmbël i vjen fundi, këngëtarja e njohur

Këtë lajm e ka bërë publik vetë artistja duke zbuluar edhe emrin mjaft të veçantë, Ender Ridley Aydin. Edhe pse Halsey nuk e zbuloi gjininë e fëmijën, të gjithë janë të bindur se është djalë pasi Ender është një emër turk, mjaft popullor për djem. Kuptimi i tij është ‘i rrallë’.

 

 

 

ME TE LEXUARAT