Haradinaj i ashpër me Kurtin dhe europianët: Dialogu nuk arrihet pa amerikanët

Kosovë&Rajon

Haradinaj i ashpër me Kurtin dhe europianët: Dialogu nuk arrihet pa

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar i ashpër me pasardhësin e tij Albin Kurti, pas takimit që ky i fundit zhvilloi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në takim ishin të pranishëm dhe diplomatët Miroslav Lajçak e Josep Borrell, për të cilët Haradinaj thotë se janë të pamjaftueshëm dhe se po e çojnë të gjithë dialogun në qorrsokak.

Shtetari kosovar shprehet i bindur se që dialogu Kosovë-Serbi të arrihet, duhet që ta drejtojë një emisar amerikan. “Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Reagimi i plotë

Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi.

Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve!

Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.

Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!

Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?

RH

 

ME TE LEXUARAT