Po bënte xhiro me motorçikletë, aksidentohet reperi kosovar
Lajmifundit
/
14 September 2021, 12:42
Showbiz

Mozzik është përfshirë në një aksident së fundmi, por pa asnjë dëm. Përkundrazi, reperi Kosovar e ndau këtë moment me fansat e tij, ndërsa qeshte.

Ai në fakt, përmes Instagramstory ka publikuar momentin kur nisi xhiron, teksa ishte me një shokun e vet, ndërsa tregoi sesi vijoi kjo xhiro.


Gjendja e tij është shumë e mirë. Reperi Kosovar është me pushime në Brezovicë me shoqërinë e tij.

Ai po përflitet së fundmi me një ndarje nga Loredana, pak muaj pasi ata u bashkuan.

Por, asgjë nuk është e konfirmuar nga çifti.


