Burg për vrasësin e Sabrinës/ Elton Metaj përlotet para gjykatës: E doja, por i ati më kërcënonte

Aktualitet

Burg për vrasësin e Sabrinës/ Elton Metaj përlotet para

Elton Metaj do të qëndrojë në burg, pasi vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengajn.

Gjykata e Fierit i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” 31-vjeçarit.

Ai pranoi fajin para trupës gjykuese, ndërsa u përlot kur tregoi arsyet pse, sipas tij, i mori jetën 23 vjeçares.

“Vjehrri më kërcënonte më thoshte se do të më vriste, armën e bleva për vetëmbrojtje. Unë e doja Sabrinën, por isha në presion”, tha ai para gjyqtarëve.

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit, teksa e reja, nënë e një vajze, ishte në shtëpinë e prindërve të saj. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i mori jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion