Plas keq mes Romeos dhe Eglës: Je mosmirënjohëse

Showbiz

Plas keq mes Romeos dhe Eglës: Je mosmirënjohëse

Një debat i ashpër është zhvilluar në Big Brother VIP mes Romeo Veshajt dhe Egla Cenos. Ishte aktorja që ka qenë duke folur me Gracianon, duke i thënë se “i ka sosur durimi me disa banorë”.

Më pas ka ndërhyrë Romeo, që mesa duket e ka kuptuar që Egla e ka pasur me atë, duke e quajtur aktoren “bukëshkalë” dhe njeri që nuk respekton.

“Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë”, i tha Romeo, Eglës.

Debati:

Egla: Më ka sosur durimi nga të gjithë këta që mezi presin të kapin ndonjë copë, nganjë ngastër. Kjo që ndjej në ajër ma shpif. Tani rri rehat se nuk do e marrësh atë që do të marrësh

Egla: Kambanat bien për kë ka vesh Graciano, nëse ty nuk të bie në vesh nuk është për ty

Romeo: Është me spond ore kalë

Egla: Ai që e ka mizën brenda e di..e ndjen

Romeo: Shfrytëzuesja e situatave, njeriun që nuk e zë gjumi natën pa ofenduar, njeriu që flet në gjumë në ofendime, njeriu që nuk respekton tjetrin kur lexon letrën, por të shan në vesh. Kokrra e falcos.

Egla: Djali më mirënjohës që kam njohur…

Romeo: Ti je mosmirënjohësja, ti je bukëshkalë. Vetëm  i nuk mund të flasësh për mirënjohje. Ti je bukëshkalë.

Egla: As të kuptoj dhe as dua të të kuptoj. Nuk bie unë në nivel bukëshkalë. Ke gje për të thënë, thuaje

Romeo: Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë

Egla: Ky është mendimi yt, faleminderit.

Romeo: Mos më thuaj mua kambanat bien për ata që kanë veshë

Egla: As e kisha me ty fare

Romeo: Njeri fallco. Ik se na ke hapur barkun

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion