Vendi nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë në Bulqizë, qëllohet drejt një makine

Aktualitet

Vendi nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Bulqizës.

Burime bëjnë me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine të parkuar. Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të plagosur.

Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë se sot në mesditë u regjistruan dy vrasje në vendin tonë. Në fshatin Baltëz të Fierit 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mernica ekzekutoi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç. Autori u arratis pas krimit dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Ndërkohë në Lezhë, brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja” 62-vjeçari Arsen Dani vrau me thikë nënën e tij Gjylije Dani 88-vjeçe. Autori dyshohet me probleme të shëndetit mendor, teksa u arrestua nga Policia.

ME TE LEXUARAT