"Kush të jep votën ty është armik dhe spiun”, ja si i përgjigjet Rama, qytetarit!

“Kush të jep votën ty është armik dhe spiun”, ky ishte komenti i një personi i cili i drejtohej kryeministrit Edi Rama në rubrikën Sy më sy.
Rama tha se qeveria nuk ka gënjyer në lidhje me bonusin e pensionisteve pasi prej fillimit e ka sqaruar se do të shpërndahet në Pranverë.
“Për tu lidhur me pyetjet tuaja kam këtu këtu Ardjan Hasanpapaj. Nuk e kam thënë që bonusi jepet në shkurt por e kam thënë do jepet në vere.
Pranvera nuk vjen në shkurt, bonusi do të jepet në pranverë është i depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë.
Kur fillon pranvera pyet se ta thonë dhe nuk kuptoj ku lidhet bonusi me armikun spiunin dhe tradhtarin.
Po të ishin këta si unë shqiptarët do kishin shpëtuar nga tradhtia spiuni dhe armiqësia”, tha Rama.


