Për herë të parë rikthehet.../ Zbuloni çfarë do të ndodhë sot në spektaklin e BBVip 5: Eliminim i dyfishtë dhe hyrje të reja
Lajmifundit
/
20 Janar 2026, 15:09
Showbiz

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5” do të rikthehet për herë të parë në këtë sezon, zinxhiri i shpëtimit. Gjithashtu do të ketë një eliminim të dyfishtë dhe hyrje të reja.
Kështu shkruhet në promon e publikuar në profilin zyrtar të BBV në “Instagram”:
“Nominimi i papritur i Mateos… A po luan Brikena?
Erik, Ina, Keijsi apo Mateo, kush do të largohet mes tyre?
Për herë të parë, rikthehet zinxhiri i shpëtimit…
Me një eliminim të dyfishtë dhe hyrje të reja, Big Brother Vip, të martën ora 21:00.
View this post on Instagram


