"Për ça je këtu ti?”, plas sherri mes Arjan Konomit dhe Neda Ballukut: U bëre ti të...

Showbiz

"Për ça je këtu ti?”, plas sherri mes Arjan Konomit

Një debat i fortë mes dy opinionistëve të "Përputhen" ka ndodhur në puntatën e re të emisionit. Shkak u bë një shprehje që Arjani përdori ndaj Anxhelës, e cila kërkon që Arbri të mos shohë vajzat e tjera.

Arjani u shpreh se Anxhela mund të ketë probleme emocionale, por Neda ndërhyri duke thënë se përdorja e një termi të tillë është e gabuar.

Arjani: Ose Anxhelës i ka ikur pëlqimi për Arbrin, ose ka probleme emocionale me veten. Ka luhatje që i shkaktojnë ndryshime humori që reflekton dhe këtu në studio.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ose ti di gjëra që ne s’i dimë, ose të ka kaluar pëlqimi për Arbrin ose ke probleme që ndoshta ti s’i kupton, por i kuptojmë ne.

Neda: Po ndodh një anomali shumë e madhe në këtë studio dhe më vjen shumë keq.

Po i sulemi Anxhelës me këtë gjënë tipike shqiptare që kur një vajzë ka guximin del hapur dhe thotë ‘unë kështu ndihem, s’bën sens për ju, por bën sens për mua’, do ta akuzojmë sikur ka destabilitet mendor. Kjo është turp i madh.

Arjani: Ti mos deformo shprehje se s’tha njeri destabilitet mendor. Luhatje emocionale thashë. Mos manipulo fjalët e mia të lutem shumë tani. S’u bëre ti të manipulosh fjalët sy ndër sy këtu në mes të emisionit. Kush tha destabilitet mendor?

Neda: Ti the ka probleme me veten emocionale, çfarë domethënë?

Arjani: S’kam dëshirë të ta sqaroj as ty dhe as është vendi për të sqaruar këto gjëra.

Neda: Arjan nuk e di ça problemi ke këto kohë

Arjani: Po jo mi s’kam gjë, po ti po më akuzon

Neda: Unë them mendimin tim

Arjani: Po ti do të bësh opinionisten e opinionistit? Për ça je këtu ti?

Neda: Ky është problemi jot Arjan? Vërtet këtë hall ke?

Arjani: Thua mendimin tënd në kundërshtim dhe komplet të mos jetë dakort të jetë me mua…

Neda: Unë s’kam shkruar kontratë t’i mendoj gjërat si ty

Arjani: Po ti mos jep opinione mbi atë që po them unë

Arjani: Sepse s’të takon dhe s’ta lejoj! Dhe mos deformo fjalët që them unë.

Neda i drejtohet Anxhelës: Të kesh probleme me veten emocionale është një gjë që nuk mund t’ja thuash dikujt. Nëse për ty bën sens ajo që ndjen, punë e madhe nëse nuk e kuptojnë të tjerët. Prandaj bëhet ky emision për të zhvilluar të gjithë detajet.

Ndërhyn Arjani: Filloi kjo nga teoritë, po prit mi se kemi 4 vjet këtu që po bëjmë emision. Po na tregon ti!

ME TE LEXUARAT