Paul Walker kujtohet nga vajza e tij për ditëlindje, publikon foton nga fëmijëria
Lajmifundit
/
14 September 2021, 14:02
Showbiz

Paul Walker më 12 shtator do festonte ditëlindjen e 48, por aksidenti fatal 8 vite më parë i mori jetën, duke lënë pas vetëm kujtime të tijat. Por në këtë ditë të shënuar, Meadow, vajza e aktorit e ka kujtuar duke e uruar për ditëlindje, pavarësisht se ai nuk është me të.
“Gëzuar ditëlindjen, babush. Të dua!”, shkruan vajza e tij, ndërsa ka publikuar një foto të fëmijërisë, ku ka pozuar me babanë e saj. Fotoja ka marrë mbi 600 mijë pëlqime.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Meadoë shpalli fejesën disa muaj më parë, duke marrë mbështetjen maksimale nga të gjithë njerëzit e saj.


