Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Lajmifundit
/
14 September 2021, 13:52
Bota

Një tërmet 4.2 ballë ka tronditur Greqinë mesditën e sotme. Mediat vendase, referuar Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, shkruajnë se epiqendra e tërmetit u regjistrua 32 kilometra në jugperëndim të Volimes.
Sa i përket thellësisë së tërmetit, po i njëjti burim tregon se ka qenë 11 kilometra.

Sipas mediave, tërmeti u ndje më shumë në zonën e Zakynthos, ndërsa nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.


