Pas skandalit për dhunë nga bashkëshorti, Maya publikon foton e rrallë me djalin
Lajmifundit
/
1 Qershor 2024, 17:06
Showbiz

Me rastin e 1 Qershorit Maya ka ndarë si rrallëherë një foto me të birin. Ajo shfaqet duke buzëqeshur së bashku me djalin e saj.
“Të dashur fëmijë, gëzuar festën tuaj, 1 Qershorin. Zemrat tuaja qofshin vatër gëzimi. Të dua”, shkruan Maya.
Kujtojmë se krisja e marrëdhënies së këngëtares Maya me bashkëshortin e saj tronditi publikun.
Për shkak të dhunës, Maya u pajis me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës.


