“Pas vdekjes”, reagon Kledi Kadiu: Ku kam shkuar? Kjo bëhet për...

Showbiz

“Pas vdekjes”, reagon Kledi Kadiu: Ku kam shkuar? Kjo bëhet

Herët a vonë, të gjithë personazhet e famshëm u ndodh të jenë viktima të lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tyre. Rasti më i fundit është ai i balerinit të njohur shqiptar, Kledi Kadiu.

Disa gazeta italiane kanë raportuar lajmin se ai ka ndërruar jetë, duke shqetësuar fansat e tij të shumtë, miqtë dhe familjarët.

Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtu shkruajnë se jam larguar... nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.

Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë.

Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet balerini i njohur.

Me pak fjalë, dikush ka tentuar të bëjë bujë duke përdorur emrin e balerinit shqiptar.

ME TE LEXUARAT