Vrau për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij

Aktualitet

Vrau për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, i cili akuzohet për vrasjen e Arian Gosës në Kavajë.

Ndërkohë shoku i tij, Ervis Kurti eshte lene ne ‘Arrest shtëpie’.

Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.

Ishte Edmond Gosa ai që u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë.

Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë dhe tjetri me armë, arritën që të vrisnin njëri-tjetrin.

Arian dhe Armand Gosa nuk ishte hera e parë që përfshihej në një ngjarje kriminale.

Para 11 viteve në qytetin e Kavajës, në vitin 2012 të dy vëllezërit masakruan me thika një të ri.

Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë.

Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

 

ME TE LEXUARAT