Pas Elgitit dhe Kleas, Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëhen gati për t’u martuar?

Showbiz

Pas Elgitit dhe Kleas, Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëhen gati për

Mesa duket kjo është periudha e dasmave. Pas asaj të Klea Hutës me Elgit Dodën, mund të kemi edhe një tjetër, atë të Borës dhe Donaldit.

Romeo Veshaj, i cili u përlot teksa pa mikun e tij Elgitin në altar, u shpreh për “Pushime on top” se nuk mundi të mbante lotët nga emocionet. Gjatë intervistës, Romeo tha se pret që vëllai i tij binjak Donaldi dhe partnerja e tij Bora Zemani të bëjnë dasmë.

“Se di, unë do vdisja te dasma e tyre. U them shpesh pse nuk e bëni një dasmë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

Me siguri të gjithë do ishin “sy e veshë” për atë dasmë. Kujtojmë se çifti po punon për filmin ku do të jenë vetë protagonistë, aty ku do tregohet historia e tyre e dashurisë.

 

ME TE LEXUARAT