Pas BBV, Ilnisa i futet politikës: Mesazhi ka shkuar aty ku duhet…

Showbiz

Pas BBV, Ilnisa i futet politikës: Mesazhi ka shkuar aty ku duhet…

Ilnisa ka pranuar në rubrikën “Mos i bjer me top” për Ronaldo Sharkën se pas daljes nga BBV3 do i futet politikës.

Ajo nuk dha detaje, por e konfirmoi se së shpejti mund ta shohim atë si politikane.

Ronaldo Sharka: Çfarë do ndodhë me ty pasi dole nga Big Brother?

Ilnisa: Kam disa projekte të mira, në kokë kam shumë gjëra. Po shkruaj për momentin.

Ronaldo Sharka: Politikën e ke menduar ndonjëherë si opsion?

Ilnisa: Shiko se ti di diçka që bën këtë pyetje, por unë jam shumë e lumtur që ti je special në kanalet e informimit.

Më vjen mirë që diçka e tillë sapo u tha në këtë mënyrë pa e publikuar, por duke rrëshqitur. Por ti ke informacion.

Ronaldo Sharka: Ti je në gazetari vetë dhe gazetari i mirë konfirmon.

Ilnisa: Po mesazhi ka shkuar aty ku duhet.

Ronaldo Sharka: Kam dëgjuar gjërat e mia dhe në këtë rast ti…

Ilnisa: Mendoj që mesazhi shkon gjithmonë aty duhet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion