Pamjet virale në rrjet/ Georgina Rodriguez sërish shtatzënë?!

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas paraqitjes së saj në finalen e Ligës së Kombeve, ku Portugalia mposhti Spanjën pas goditjeve të penalltive në Allianz Arena.
Gjatë ndeshjes, influencuesja u filmua duke qëndruar në zonën VIP të stadiumit, teksa mbante dorën mbi barkun e saj, një gjest që shumëkush e interpretoi si shenjë të një shtatzënie të mundshme.
Në pamjet që u shpërndanë në rrjetet sociale, barku i Georginës dukej i rrumbullakosur, duke nxitur menjëherë spekulime për një shtatzëni të re me Cristiano Ronaldon. Nuk munguan komentet nga ndjekësit e saj, të cilët u hodhën në hamendësime nëse çifti i njohur po pret fëmijën e gjashtë. Megjithëse vetë Georgina nuk ka dhënë ndonjë konfirmim, pamjet dhe gjestet e saj kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet.
Momente familjare me kupën
Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo dhe Georgina pozuan të buzëqeshur me trofeun, duke ndarë me ndjekësit e tyre disa fotografi nga momentet e fitores. Në disa prej imazheve, çifti shfaqet i përqafuar, ndërsa në të tjera, Georgina dokumenton finalen nga këndvështrimi i saj personal.
Ronaldo dhe Georgina kanë ndërtuar një familje të madhe së bashku. Ajo është nëna biologjike e dy vajzave, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Futbollisti, nga ana tjetër, ka edhe tre fëmijë të tjerë: Cristiano Jr. (14 vjeç), binjakët Mateo dhe Eva, të lindur nga një nënë zëvendësuese.


