Paditi ish-bashkëshortin për mospagesën e pensionit ushqimor për djalin, zbulohet çfarë vendosi Gjykata e Tiranës

Showbiz
Paditi ish-bashkëshortin për mospagesën e pensionit ushqimor

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë Jonida Maliqit, e cila çoi në gjyq ish bashkëshortin e saj, Gent Prizreni, për të cilin tregoi se nuk ka përmbushur detyrimet për të birin e vet, sipas marrëveshjes së lidhur pas divorcit. Gjithashtu gjykata kanë vendosur që e drejta të peshojë në anën e këngëtares.

Po ashtu Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor. Ish-bashkëshorti i këngëtares Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Gjithashtu Jonida Maliqi ka rrëfyer se ish-bashkëshorti nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së lidhur pas ndarjes, ku detyrohej të paguante 2 mijë euro në muaj dhe shpenzimet për ta arsimuar, si dhe terapitë e nevojshme shëndetësore.

E pikërisht pas kërkesës së saj, Gjykata e Tiranës ka legjitimuar si të drejtë që babai i djalit duhet të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion