Nuk zgjati shumë, Sindi ndahet nga i dashuri që gjeti jashtë "Për'puthen"?

Showbiz

Nuk zgjati shumë, Sindi ndahet nga i dashuri që gjeti jashtë

Pas daljes nga 'Përputhen', Sindi nisi një lidhje dashurie me një djalë të panjohur nga publiku. Ajo tregoi se partneri e bënte të ndihej në paqe dhe se ai humbiste në sytë e saj sa herë që flisnin. 

Mirëpo, duket se lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë postimet e Sindit në Instastory. "Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim", shkruhet në njërin prej tyre.

Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, e cila tregon se ndihet e zhgënjyer. "Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër", shkruhet në postim.

Nuk zgjati shumë, Sindi ndahet nga i dashuri që gjeti jashtë

Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar "E urrej kur ke gjithmonë të drejtë", duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion