“Nuk u futa mes jush për të të çuar në krevat”, Heidi shpërthen në lot pas debatit me Julin

Showbiz

“Nuk u futa mes jush për të të çuar në

Paraditen e sotme, Juli dhe Heidi janë përfshirë në një debat për raportin që kjo e fundit ka me Romeon. Më herët Heidi është shprehur se provokimet e Julin kanë bërë që marrëdhënia me Romeon të kriset.

Aktori ka shkuar afër Heidit dhe i ka thënë se “nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij”. Nga kjo deklaratë Heidit u hutua dhe u ndje e fyer, kështu shpërtheu në lot.

Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat, kjo është me qenë Elena e Trojës.

Heidi: Në çfarë ujërash po shkon o Jul? S’ta tha në atë mënyrë, qyqja!

Juli: Kështu po merret tani.

Heidi: Jo o Jul. Kaq larg ju ka shkuar muhabeti? E e di sa e rrezikshme është kjo mo? Ti je i tmerrshëm.

Romeo ka ndërhyrë duke e ka veçuar Heidin nga banorët e tjerë për ta qetësuar.

Heidi: Paska shkuar muhabeti deri këtu që Elena do të shkojë në krevat…

Romeo: Po jo moj është tjetër muhabet, çfarë po më thua? Kush po t’i thotë këto?

Heidi: Juli.

Romeo shkon drejt Julit për ta sqaruar.

Juli: A e di se çfarë po thuhet këtu apo jo?

Romeo: O i pafytyrë çfarë i thua ore? Ore i pasedër, çfarë i thua, ajo është vajza jote ore. Burrë i pafytyrë.

Juli: Largohu, ik atje.

Romeo: O mashkull kafshë, plehrë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion