Stuhi shiu dhe bore/ Moti i keq “bën kërdinë” në këtë shtet, të paktën 60 të vdekur

Bota

Stuhi shiu dhe bore/ Moti i keq “bën kërdinë” në

Të paktën 60 njerëz kanë vdekur në tre javët e fundit në Afganistan mes reshjeve të borës dhe shiut, tha sot ministria e menaxhimit të fatkeqësive.

“Informacionet e para nga provincat janë rreth 60 të vdekur dhe 23 të plagosur për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që nga 20 shkurti”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Janan Sayek.

Të paktën 1,645 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan në të gjithë vendin dhe gati 178,000 kafshë u humbën, tha ai. Dimri i vonë është tradicionalisht një kohë e motit të keq vdekjeprurës në Afganistan. Kështu, në provincën Herat, në perëndim, kanë ndodhur përmbytje të papritura pas reshjeve të dendura të shiut që nga mbrëmja e së hënës.

Pesë anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën dje dhe dy u plagosën kur çatia e shtëpisë së tyre u shemb nga reshjet në kryeqytetin Herat, njoftoi për shtyp Abdul Zaher Nurzai nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore. Rreth 250 shtëpi u shkatërruan në Heratin qendror dhe pjesë të tjera të provincës, ndërsa sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore u përmbytën, shtoi ai, duke theksuar se këto ishin shifra të përkohshme.

Nurzai sqaroi se ende nuk është bërë e mundur shpërndarja e ndihmës emergjente në zonat e prekura, por kjo pritet nesër. Ashtu si shumë shtëpi të tjera, ajo ku u vra familja u dëmtua nga tërmetet që vranë më shumë se 1,000 njerëz në provincën e Heratit në fillim të tetorit, tha për AFP Naqibullah, një imam në një xhami të Heratit. Tre tërmete të njëpasnjëshme shkatërruan ose i bënë të pabanueshme 31 mijë shtëpi në këtë krahinë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion