Nuk mungon urimi i Dua Lipës për Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme të shikosh një grua në majë
Lajmifundit
/
6 April 2021, 09:23
Showbiz

Dy ditë më parë, Vjosa Osmani u zgjodh president e Kosovës dhe këtë lajm e kanë pritur mirë pothuajse të gjithë. Përfshirë në grupin e personave që do e mbështesin Vjosa Osmanin deri në fund, është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.
Përmes një postimi në Instagram, Dua e ka uruar presidenten me fjalët më të bukura. “Urime madam. Sa e mrekullueshme të shikosh një grua në majë”, shkruan ajo, përngjitur me një foto të presidentes së Kosovës.

Vjosa Osmani, arriti të zgjidhej presidentja e re e vendit me 71 vota pro, pas 2 raundeve.


