Kaos në tregun e pronave, një në tre agjentë pa licencë, gati paketa me 15 masa ndërhyrjeje

Aktualitet

Kaos në tregun e pronave, një në tre agjentë pa
Një në tre agjentë të ndërmjetësimit në fushën e shit-blerjeve të pasurive të patundshme e ushtron aktivitetin pa një licencë. Një studim i kryer nga “Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë” nxjerr në pah se vetëm rreth 4 në 10 agjentë janë tërësisht të formalizuar dhe të licencuar, ndërsa një pjesë janë pjesërisht të rregullt.

“Ky rezultat e zhvendos debatin përtej përgjegjësisë individuale të agjentëve. Kur operatorët informalë shmangin kostot e licencimit, tatimeve, dokumentimit, trajnimit dhe pajtueshmërisë, subjekti i rregullt përballet me një disavantazh ekonomik. Në këtë mënyrë, informaliteti nuk dëmton vetëm administrimin publik: ai krijon një treg ku profesionalizmi dhe korrektësia ndëshkohen, ndërsa mosrespektimi i rregullave shpërblehet.

Një nga përfundimet e vrojtimit është se formalizimi nuk mund të matet vetëm me numrin e licencave të lëshuara. Ai duhet të matet me aftësinë e tregut për të përjashtuar, identifikuar dhe disiplinuar operatorët e palicencuar”, tha Elona Hoxha, Zëvendësministre e Drejtësisë.

Kur operatorët informalë shmangin kostot e licencimit, tatimeve, dokumentimit, trajnimit dhe pajtueshmërisë, subjekti i rregullt përballet me një disavantazh ekonomik. Në këtë mënyrë, informaliteti nuk dëmton vetëm administrimin publik, krijon një treg ku profesionalizmi dhe korrektësia ndëshkohen, ndërsa mosrespektimi i rregullave shpërblehet.

“Ne nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë një treg ku profesionisti i licencuar, i trajnuar dhe i përgjegjshëm të mos konkurrohet nga informaliteti. Publikimi i këtyre të dhënave është një akt transparence: sektori po pranon problemet e tij dhe po paraqet zgjidhje të matshme për t’i adresuar ato. Ky është ndryshimi mes një shoqate që mbron një sektor dhe një shoqate që e drejton atë.

NAREA® zgjodhi të dytën, dhe do të matet publikisht kundrejt dhjetë indikatorëve deri në vitin 2030”, u shpreh Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Gati 6 në 10 të anketuar vlerësojnë një lloj përmirësimi gjatë viteve të fundit, por vetëm rreth 2 në 10 shohin ndryshime të qarta dhe të prekshme. Në përgjigjet e hapura, mungesa e zbatimit, kontrollit dhe sanksioneve renditet si shqetësimi kryesor.

“Mbështetja për vetërregullimin është veçanërisht e lartë. Pothuajse të gjithë të anketuarit mbështesin një kod etik të detyrueshëm, ndërsa rreth 7 në 10 shprehin gatishmëri për krijimin e një Dhome Kombëtare të Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme. Kjo tregon se sektori kërkon jo thjesht më shumë rregulla, por një arkitekturë profesionale që e bën cilësinë, etikën dhe licencën të verifikueshme për qytetarët, institucionet financiare dhe palët e tjera të tregut”, deklaroi Zef Preçi, ekspert i ekonomisë.

Përmbledhja e politikave që shoqëron Vrojtimim Bazë 2026 paraqet 15 rekomandime konkrete, të organizuara në 5 fusha prioritare: pajtueshmëria dhe integriteti profesional; vetërregullimi profesional dhe standardet etike; formimi, trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm; transparenca, regjistrat publikë dhe përdorimi i të dhënave; advokimi institucional dhe përmirësimi i kuadrit ligjor. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion