“Nuk bën jetë normale, 17 vjeç e në jaht me 10 vajza”, influencerja e thotë troç për Yamal

Showbiz

“Nuk bën jetë normale, 17 vjeç e në jaht me 10

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, e ka gjetur veten sërish në qendër të kritikave. Jeta personale e talentit të katalanasve vijon të prodhojë lajm, ndonjëherë më shumë sesa ajo që Yamal jep në fushë.


E ftuar në podcastin “En todas las salsas”, influencerja 30-vjeçare Fati Vazquez ka thënë se jeta e Yamal nuk është aspak normale për një futbollist. Vazquez, e cila është shoqëruar disa herë me lojtarin, thekson se lojtari nuk po këshillohet si duhet nga njerëzit e afërm.

“Lamine Yamal nuk është kaq i përulur. Kam dalë me të dhe nuk besoj se është këshilluar mirë. Kam takuar rrethin e tij të ngushtë dhe, duke gjykuar nga mënyra si po e drejtojnë, nuk besoj se po e këshillojnë siç duhet ose se po merr vendimet e duhura.

Nuk mendoj se është normale të bësh ato gjëra në moshën e tij, përveç faktit që në 17 vjeç shkonte tashmë në diskoteka, në festa, ose që në 17 vjeç ka marrë 10 vajza në një jaht në Ibiza.

Agjenti i Lamine-s mban një kalendar për të, duke organizuar ditët e tij me vajzat me të cilat del. Lamine ka një kalendar vajzash”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion