“Komike që ankohen”, Erion Braçe ironi me opozitën: Në 1997, kam hyrë i larë në gjak në Kuvend

Politikë

“Komike që ankohen”, Erion Braçe ironi me opozitën:

Erion Braçe i përgjigjet Tritan Shehut, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur asnjëherë që në 1991.

Braçe i ka kujtuar se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim.

“Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia.
Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.

Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njerëzve që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion