Një tjetër mëngjes i trishtë për Luizin, e nis ditën i përlotur! Çfarë ndodhi me këngëtarin?

Showbiz

Një tjetër mëngjes i trishtë për Luizin, e nis

Ditët e fundit kanë qenë shumë emocionale për Luiz Ejllin. Thuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari.

Mendimi i parë që mund të vijë për shkakun e gjendjes së tij këtë mëngjes, lidhet me rrezikun për eliminin e Kiarës nga “Big Brother Vip.”

Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon.

Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën. Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në BBVA Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore.

Fansa të tjerë spekulojnë se shpërthimet e tij emocionale lidhet me presionin dhe rëndesën e madhe në format.

Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luit një takim apo telefonatë me të afërmit e zemrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion