Do sulmonin banesën e Erion Alibejt? Ja momenti kur mjeti luksoz lëvizet nga magazina e braktisur në Elbasan

Aktualitet

Do sulmonin banesën e Erion Alibejt? Ja momenti kur mjeti luksoz

Mjeti që shihni në pamje është BMW-ja që u gjet e braktisur në një ndërtesë të vjetër në Elbasan, ndërsa thuhet se ajo do të përdorej për një ngjarje të rëndë kriminale.

Mjeti luksoz, të cilit policia i ka hequr dhe targat, është lëvizur nga vendi i ngjarjes në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, janë sekuestruar 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë), ndërsa mjeti u gjet pranë banesës së Erion Alibejt, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, pas kontrolleve të hetuesve brenda mjetit, ky i fundit është dërguar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, për t’iu nënshtruar të tjera kontrolleve, për gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë në arrestimin e poseduesit të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion