Një dashuri si e Justin Bieber dhe Hailey, nëna këngëtarit i "shkatërron" gjestin (Foto)

Këngëtari Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey tregojnë çdo ditë sa e duan njëri-tjetrin.

Këngëtari ka bërë tatuazh një pjesë në pjesën e qafës dhe shumë mendojnë se ja dedikon këngës së tij “Peaches” nga albumi i fundit “Justice” dhe këtë ai e zbuloi përmes një fotografie të publikuar në Instagram.
Për t’i treguar sa shumë e do dhe që është e gatshme të bëjë çdo çmenduri për të, edhe Hailey ja bërë të njëjtin tatuazh në krahun e saj. Të dy ata kanë tatuazhe të njëjtë, pjeshkën e famshme që po komentohet kaq shumë në rrjet.

Edhe pse ndjekësit e tij e komplimentuan për tatuazhin e ri, komenti i nënës së këngëtarit ishte epik dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. “A nuk ke mjaftueshëm?”, ka shkruar nëna e artistit shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Pak para se të bënte këtë tatuazh, Justin u shpreh në një intervistë se nuk do të bënte më tatuazhe në duart e tij. “I premtova vetes se nuk do të bëja më tatuazhe në duart e mia, kështu që mendoj se nuk do të bëj më tatuazhe në duar”, u shpreh ai, por duket se nuk e mbajti fjalën.


