Moderatorja e njohur vjen me një look që nuk e kemi parë kurrë

Moderatorja Chrissy Teigen ashtu pa kuptuar, ka ndryshuar look un e saj krejtësisht, duke habitur dhe mahnitur njëkohësisht fansat e saj.
Si fillim të gjithë u trembën, ndërsa Chrissy sqaroi se ka vendosur paruke, për të bërë një eksperiment sesi duket. Me shaka, ajo ka shkruar në foton që ka postuar në Instagram, se janë “flokët e moshës së mesme”.

Kjo nuk është hera e parë që modelja pozon me nuanca të përkohshme të flokëve, pasi në Janar ajo provoi flokët e gjata lejla. Kujtojmë që Teigen ka kaluar një periudhë të vështirë pas humbjes së fëmijës së saj të tretë, një gjendje që ajo e ndau me ndjekësit e saj.


