"Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, zbulohet letra që Papa Françesku i nisi dashurisë së parë!

Showbiz

"Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, zbulohet

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës i jetës së tij është rikthyer në vëmendje: Dashuria e tij e parë dhe premtimi që e çoi drejt priftërisë.

Amalia Damonte, një grua nga lagjja Flores e Buenos Airesit, ishte dashuria e parë e Jorge Mario Bergoglios ose siç e njohim Papa Françesku, shumë kohë përpara se ai të bëhej udhëheqësi shpirtëror i më shumë se një miliard katolikëve në mbarë botën.

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, i shkroi ai në një letër dashurie në moshën 12-vjeçare, shoqëruar me një vizatim të një shtëpie që ëndërronte ta blinte për jetën e tyre bashkë.

Në një intervistë të mëhershme, Damonte tregoi se ishte nëna e saj ajo që ndërpreu kontaktin mes të dyve, duke i ndaluar ta takonte më Jorge-n.

“Ishte një ndjenjë fëmijërie, e pastër, por mami nuk e pa kështu”, tha ajo me buzëqeshje.

Pas refuzimit të saj, Jorge u zhyt në studime dhe më pas ndoqi rrugën shpirtërore, duke u bërë prift në vitin 1969. Karriera e tij kishtare u ngrit me shpejtësi, derisa në vitin 2013 u zgjodh Papa i parë nga Amerika Latine, me emrin Françesku.

“Kur pashë që ishte zgjedhur Papë, mbeta e ngrirë para televizorit. Ishte Jorge, djali që dikur donte të martohej me mua”, kujtoi Amalia.

Papa Françesku do të mbahet mend për përulësinë e tij, përkushtimin ndaj të varfërve dhe thirrjet për paqe globale. Por prapa figurës së tij publike, qëndronte edhe një histori e thjeshtë dashurie, një kujtim i ëmbël nga rrugicat e Buenos Airesit, që ndoshta ndihmoi në formësimin e një prej liderëve më të dashur të kohës moderne.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion