Foto/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i ish-deputetit të PD!

Aktualitet

Foto/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i

Krist Fufi, 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur me sende të forta mbrëmjen e sotme pranë një rezidence në zonën e Lundrës në Tiranë, mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion