“Nëna ime i shpëtoi vdekjes, do e festojmë bashkë Bajramin”, këngëtari shqiptar përlot publikun
Lajmifundit
/
13 May 2021, 14:56
Showbiz

Ramë Lahaj, tenori shqiptar ka postuar në Facebook-un e tij një foto me nënën, ndërsa uron të gjithë për Fitër Bajramin. Në këtë postim, Lahaj ka prekur të gjithë.
“Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nëna ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram. E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi”, ka shkruar ai.


