Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne nuk kemi asgjë kundër, është shumë djalë i mirë

Showbiz

Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne nuk

Nëna e Brikena Selmanit i ka bërë një surprizë asaj në Big Brother VIP Albania 5.

Veç kësaj në fund u takua edhe me Mateon, i cili i kërkoj falje nëse mund t’i ketë lënduar ata, pra familjen e modeles.

E ëma ka dhënë një intervistë edhe për ‘Fan Club’, teksa komenton lojën e të bijës dhe raportin me Mateon.

“Jemi të kënaqur me Brikenën, i uroj suksese gjithë banorëve brenda. Ka hy me pëlqimin tonë, dëshirën tonë. E përkrahim në çdo moment. Jemi me Brikenën”, u shpreh ajo.

Nëna thotë se familja nuk është kundër Mateos dhe se i duket djalë i mirë.

“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. Ia uroj të gjitha të mirat. Për nga ana jonë nuk kemi kundër asgjë. Çka të vendos Brikena. Si të është e kënaqur Brikena, ne jemi me të. Nuk kemi kundër asgjë. E presim me fitore”, theksoi tutje.

Duket se e gjithë kjo është në dorë të Brikenës dhe se ajo do të vendos për raportin e krijuar me banorin e BBVA 5, me të cilin ka pasur një njohje para disa vitesh./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion