FORMULA 1/ Vonesa me makinën, Uilliams humbet testet e Barcelonës

Sport

FORMULA 1/ Vonesa me makinën, Uilliams humbet testet e Barcelonës

Uilliams nuk do të marrë pjesë në testet parasezonale të Formula 1 për vitin 2026 që zhvillohen më 26–30 janar në Barcelonë.Ekipi britanik ka hasur vështirësi në kalimin e testeve të detyrueshme të përplasjes së FIA-s, të cilat për vitin 2026 janë bërë më të rrepta. Për këtë arsye, Uilliams nuk ka arritur të jetë gati në kohë.

Në një deklaratë zyrtare, Uilliams F1 konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në testin në Barcelonë për shkak të vonesave në programin “FW48”.


Në vend të kësaj, ekipi do të zhvillojë teste virtuale (VTT) dhe punë në simulator, në përgatitje për testet zyrtare në Bahrejn dhe garën e parë të sezonit në Melburn.

Karlos Sainz dhe Aleks Albon pritet të kenë nga maksimumi 3 ditë secili testimi në Bahrejn, përpara nisjes së Kampionatit Botëror. Fokus kryesor i këtyre provave do të jetë motori i ri Mercedes, çka mund të zbusë pasojat e mungesës në Barcelonë./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion