Çahet tubacioni i Bogovës, ndërpritet furnizimi me ujë në Berat, Kuçovë dhe fshatrat përreth prej disa orësh

Aktualitet

Çahet tubacioni i Bogovës, ndërpritet furnizimi me ujë

Një defekt në tubacionin qendror të Ujësjellësit të Bogovës ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetet e Beratit, Kuçovës dhe fshatrave përreth që prej orës 13:00.

Sipas të dhënave nga shoqëria “Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë”, dëmtimi në linjën kryesore ka ndodhur në fshatin Kakruk.

Ekipet teknike ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për mënjanimin e defektit me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë për të gjitha zonat e prekuara.

Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar edhe Bashkia e Beratit përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj në Facebook, ku ka sqaruar shkaqet e ndërprerjes teknike dhe ka bërë me dije se po ndiqet ecuria e punimeve për normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion