Në kërkim pas sherrit në klubin e natës, Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës

Showbiz

Në kërkim pas sherrit në klubin e natës, Stresi

Reperi  Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për Reporteri.net.

Stresi akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin në një klub nate në Pejë.

Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim Stresin në lishje me këtë rast.

Ai kërkohej nga policia për ‘ndihmën’ nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Bashkë me të në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më pas. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion