Kapërcente muret për të vjedhur vegla pune në kantiere ndërtimi dhe banesa, kapet hajduti 33-vjeçar

Aktualitet

Kapërcente muret për të vjedhur vegla pune në kantiere

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Durrës të identifikuar si Gentjan Hasa, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qytetin bregdetar.

I riu vidhte banesa, kantiere ndërtimi e dyqane, duke u kthyer në tmerr për banorët. Gjithashtu ai ishte konfliktuar me një person disa ditë më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e Hasës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.

Njoftimi i policisë Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, si rezultat i hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një shtetas tjetër.

Sekuestrohen shuma parash, vegla pune dhe armë të ftohta, që u gjetën në banesën e 33-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Several”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi G. H., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se:

-më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1;

-më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4;

-më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1;

-më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.

Gjithshtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion