“Në Instagram mund të fitosh mbi 1000 euro”, Ditea Berisha zbulon si të jesh një influencer!

Showbiz

“Në Instagram mund të fitosh mbi 1000 euro”, Ditea Berisha

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Ditea Berisha. Ajo na ka folur më shumë mbi të qenurit një influencer dhe sa para mund të fitohen realisht nëpërmjet “Instagram”-it.

Pjesë e intervistës:

A ja vlen të merresh me këtë gjënë dhe pse?

Për t’ja vlejtur, ja vlen nëse di ta bësh ashtu siç duhet. Ka të ardhura të mira, krijon kontakte të mira me njerëz dhe në fund të ditës është diçka që unë të paktën e bëj se e kam qejf dhe pasion.

Në ndryshim nga ti dhe Sarah, ku diferencoheni ju të dyja në llojin e kontentit që paraqisni?

Pak a shumë paraqesim një kontent të njëjtë, duke qenë se jemi për fashion influencer dhe merremi më shumë me pjesën e rrobave, skin care e te tjerë.

Ne jemi dy tipa të ndryshme, unë jam më introverte si karakter, ndërsa Sarah është më ekstroverte.

Ajo ka dhe pak më shumë kohë që merret me këtë gjë dhe është më e lirshme, më e komunikueshme me ndjekësit e saj.

ME TE LEXUARAT