E rende/ Sulm me thikë në një spital në Francë, humb jeten infermierja
Lajmifundit
/
23 Maj 2023, 13:35
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një spital në Francë.
Bëhet me dije se një 59-vjecar ka qëlluar me thikë një infermiere dhe ka plagosur një tjetër.
Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se si pasojë e këtij akti ka ndërruar jetë infermierja.
“Sapo mësova me pikëllim të madh vdekjen e Karen,një infermiere 38-vjecare që u sulmua dje në Rennes”,-shkroi në Twitter ministri francez i Shëndetësisë, Francois Bron.
Autori 59-vjec u arrestua menjeherë.
Mësohet se në qeshor te 2022 ai ka qenë i akuzuar për përdhunim, por më pas u shpall i pafajshëm.


