Në ekran shfaqet lajmi për Heidin dhe Massimiliano, nervozohet Romeo: Lëre tani këtë..

Showbiz

Në ekran shfaqet lajmi për Heidin dhe Massimiliano, nervozohet Romeo:

Mbrëmjen e sotme, teksa një nga banorët ka shtypur butonin e kuq, Vëllai i madh ju ka dhënë mundësinë atyre që të lexojnë disa nga titujt e lajmeve që janë shkruar për ta në portale.

Teksa kanë qenë të ulur në dhomën e ndjenjës, në ekranin e tyre është shfaqur një prej titujve të lajmeve në të cilin shkruhej: “Heidi do të përballet në BBV me Massimiliano Varrese-n? Ish-banori i “GF” bën veprimin e papitur”.

Ndërkohë që e ka lexuar, Heidi është ndjerë shumë në siklet dhe ka thënë: Nejse na duhet të merremi edhe me gjërat e Italisë.

Në këto moment ka ndërhyrë Meritoni, i cili ka thënë: Ka ndonjë denoncim?

Heidi: Nuk dua të flas për këtë pjesë.

Romeo: Cfarë mund të ketë bërë ky?

Meritoni: Fakti që ka dalë në portale, publiku e di. Ndoshta do ishte më mirë ta kishe sqaruar. Fol sepse ke hapësirë televizive.

Heidi: Jo, Meriton, nuk dua të flas për këtë.

Meritoni: Ka të bëjë me gjyqin?

Heidi: Nuk e di, nnuk mund të flas për këto gjëra.

Meritono: O zemra, lërë këtë temë o burrë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion