Julka Gramo shpërthen ndaj Egla Cenos: Është natyrë e dhunshme

Aktualitet

Julka Gramo shpërthen ndaj Egla Cenos: Është natyrë e

Julka Gramo dhe Alban Musa dy bashkëprezantues kanë komentuar lojën e banorëve të Big Brother VIP si dhe se kush do të jenë finalistët e këtij edicioni.

Julka u shgpreh se Egla është lojtarja që nuk i pëlqen pasi ka një natyrë të dhunshme dhe i trajton keq të tjerët. Por sipas saj meriton të jetë në fiunale pasi ka luftuar me të gjithë negativitetin e vetë.

"Janë shumë të fortë të gjithë personazhet që kanë mbetur. Për shkak të natyrës së dhunshme, të trajtimit të keq, Egla shpesh më lë për të dëshiruar, edhe pse në aspektin e lojës… Nuk e dua jashtë sepse ka luftuar shumë me të gjithë negativitetin e vetë. Është e zgjuar, di të përdorë situatat në mënyrë fantastike. Ka luftuar jashtëzakonisht shumë. Ka vënë në lojë gjithë qenien e saj dhe 7 personalitetet", - u shpreh Julka.

"Juli është një zotëri fantastik. E nisi jo fort fuqishëm, çfarë më pëlqen te Juli është fakti që nuk para ka bërtitur, ka argumentin, është i edukuar. Romeo më pëlqen është shumë i ndjeshëm. Heidi më duket një vajzë e zgjuar. Françeska ishte suprizë, ka një llogjikë që të tjerët nuk i kapin. Meritoni ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm. Është rritur shumë si personazh, ka reflektuar ndryshe…

Mua më erdhi keq që Roza dhe Erjola të dilnin dhe të qëndronte Graciano dhe të shikoja Gracianon dhe pse kërkoi falje. Graciano ka shkelur linjat e shoqërisë, unë kurrë nuk do shisja shoqërinë për hir të lojës. Për mua shoqëria është shumë e shenjtë", - tha ndër të tjera Julka Gramo

 

ME TE LEXUARAT