Në ditën e tyre të lindjes, Arbana dhe Eduarti “arratisen” jashtë vendit

Showbiz

Në ditën e tyre të lindjes, Arbana dhe Eduarti

Sot, më 7 maj, ka festë në shtëpinë e Arbanës dhe Eduartit. Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe sot ka mbushur 38 vjeç, Eduarti ka lindur 4 vite pas partneres, pra ai mbush 34 vjeç. Megjithatë, diferenca në moshë nuk i pengon aspak dy të dashuruarit.

Si rrallëherë, moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkëmben me partnerin një puthje në buzë, teksa i shkruan fjalët më të ëmbla duke e uruar për ditëlindje:

Në ditën e tyre të lindjes, Arbana dhe Eduarti

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj“

Ndërkohë që të gjithë prisnin foto nga festa e ditëlindjes, dyshja na surprizoi me fotot e publikuara në Instagram. Në fshehtësi të plotë, ata paskan udhëtuar drejt një ndër qyteteve të zemrës së Arbanës dhe padyshim një ndër më të bukurit në botë, Milano-s.

Arbana ka publikuar një foto ku duket e veshur me të zeza, teksa në dorë mban një tuftë të madhë trëndafilash që me shumë mundësi ia ka dhurar gjysma tjetër e saj.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura, love you all”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Nga ana tjetër, Eduarti ka postuar një foto, veshur me një këmishë të zezë nga po i njëjti vend ku shfaqet shumë i buzëqeshur dhe më pas ka publikuar  një foto ku shfaqet së bashku me Arbanën dhe i ka uruar të shtrenjtës së tij  ditëlindjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion