Infermierja u shua në aksident, shoqja i nxjerr foton me fustan nusërie : O nënë ti nuk duhet të ikje

Aktualitet

Infermierja u shua në aksident, shoqja i nxjerr foton me fustan

Një infermiere humbi jetën sot në aksident në Lezhë, ndërsa burri, fëmija i mitur dhe vjehrra u plagosën nga përplasja e tre makinave.

Viktima Marjeta Gjergji 36 vjeçe ishte infermiere në maternitetin e spitalit të Lezhës. Trishtimi për ndarjen nga jeta është i madh jo vetëm te familja dhe të afërmit, por edhe kolegët e infermieres.

“Ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Lezhë.

Humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur, veçanërisht nëse njerëzit që na lënë, janë në lule të jetës e sidomos në rastin e koleges tonë të dashur.

Fjalët janë të tepërta e dhimbja aq e madhe. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, kolegëve të Marjetës e kujtdo që pati fatin t’a njihte.  U prehsh në paqe mikja jonë e mirë..mungesën tënde do e ndjejmë të gjithë sot e përgjithmonë” shkruan Sindikata e Infermierëve Lezhë.

Adelina Pali, shoqe e viktimës përmes një postimi me disa vargje prekëse kujton fëmijërinë dhe momentet që kanë kaluar së bashku me Marjetën. “Me vijne ne mendje kujtimet e nje femijerie sebashku, ku gjithmone Ti ishe nje shoqe e paqte dhe e bute.

Infermierja u shua në aksident, shoqja i nxjerr foton me fustan

Asnje nga Ne nuk eshte i perjetshem ne kete bote por Ti nuk duhej te ikje kaq shpejt o nene dhe grua e mrekullueshme. Te qofte i lehte dheu dhe qofsh ne mbreterine qiellore Marjeta Gjergji” mbyllet postimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion