Në 38-vjetorin e ditëlindjes, Elvana Gjata vjen me një surprizë të madhe

Elvana Gjata, një prej këngëtareve më të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar feston sot, më 3 shkurt ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, Elvana ka vendosur t'i dedikojë disa rreshta vetes.
Ky 38-vjetor e ka gjetur plot frymëzim në fushën e artit, muzikës, ku njofton se së shpejti do të publikohet dhe albumi i titulluar "GRADA".
"Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam.
“GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta.
Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! GRADA newmusicfriday, elvanagjata. Vjen këtë të Premte!", shkruan Elvana në Instagram.


