Ndodh dhe kjo! Këngëtarja serbe vjedh këngën e famshme shqiptare që e dimë të gjithë

Showbiz

Ndodh dhe kjo! Këngëtarja serbe vjedh këngën e famshme

Kënget e shqiptarëve vazhdojne të kopjohen nga vendet e tjera të Ballkanit. Këngëtarja Serbe, Tea Tairovic, ka marrë këngën hit “Hajde luj Qyqek” të artistëve shqiptarë nga Kosova, Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, duke e përshtatur në gjuhën serbe dhe duke i bërë një aranzhim pak më ndryshe.


Kënga shqiptare “Hajde Luj Qyqek” është realizuar dhe publikuar në vitin 2017 dhe ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime në You Tube. Ndërkohë, kënga në serbisht titullohet “Hajde” dhe ka siguruar mbi 1.1 milion klikime në You Tube.

Nuk dihet nëse artistja serbe i ka blerë apo jo të drejtat e këngës, por asnjë prej emrave të kompozitorëve dhe tekstshkruesve shqiptarë të këngës nuk është vendosur si autor në publikimin e këngëtares serbe.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion