Kjo foto e grekëve i ka revoltuar shumë turqit

Bota

Kjo foto e grekëve i ka revoltuar shumë turqit

Ka nisur edhe në Greqi stërvitja e madhe e NATO-s duke shkaktuar jo pak reagime në vendin fqinj, Turqinë. Mediat turke kanë publikuar foto nga nisja e stërvitjes mes amerikanëve dhe grekëve në Kretë duke theksuar se ky është një provokim i qartë ndaj tyre.

“Milliyet” i referohet një fotoje ku të pranishëm janë edhe dy priftërinj ortodoksë duke shtuar se asgjë s’do ta frenonte ushtrinë turke përballë grekëve në rast të ndonjë konflikti.

Kjo foto e grekëve i ka revoltuar shumë turqit

“Defender Europe21” është një stërvitje e madhe e NATO-s që po zhvillohet në mjaft vende kryesisht në Europën qendrore dhe jugore, ku ndër të tjera marrin pjesë edhe Shqipëri, Greqia, Kroacia, etj.

Kjo foto e grekëve i ka revoltuar shumë turqit

Stërvitja synon testimin e aftësive të ushtrive të rajonit për të përballuar kërcënime të ndryshme të sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion