Ndjekësi e ofendon, ja si Getinjo mbron veten dhe vëllanë e tij (Foto)

Mozzik dhe Getinjo, dy vëllezërit nga Kosova që prej vitesh në fushën e muzikës kanë krijuar shumë fansa por edhe persona që e kritikojnë. Së fundmi, në një postim ai ka treguar projektin muzikor. “Definitivisht”, shkroi ai krahas fotos.
Një komentues gjeti mundësinë për ta ofenduar. “Definitivisht m** je me Mozzikoviq bashkë me të”, shkroi ndjekësi. Por, Getinjo nuk e la të shkojë pa një përgjigje. “Ani, mos u bë mizë, mos na ndjek”, ia ktheu ai.

Pra pak kohësh, Getinjo publikoi këngën e tij më të re, “Pare”, e cila përcjell një mesazh shumë të fortë. Kënga u prit shumë mirë nga publiku, por për t’ju bërë parapritë atyre që mund të thonë se më herët ka qenë vetë ai që i ka kënduar parasë, Getinjo ka dhënë një shpjegim. Ai shprehet se vazhdon ta dojë paranë dhe të punojë për ta fituar, por përmes këngës ka dashur t’ju thotë të gjithëve që të kenë kujdes me mënyrën si sillen me veten e të tjerët kur bëjnë para./iconstyle


