Arrestohet për vjedhje 19-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Arrestohet për vjedhje 19-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim më herët, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht.  

Në njoftimin për media bëhet e ditur se i riu me iniciale D. Sh., ishte banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër”, njofton policia.

Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion