Nata e parë e Eurovision, kualifikohen 10 shtetet që shkojnë në finale. Po Shqipëria?
Lajmifundit
/
19 Maj 2021, 09:58
Showbiz

Në natën e 18 majit është mbajtur nata e parë e Eurovision 2021 ku janë kualifikuar 10 shtetet që do të vazhdojnë për në natën finale. Në faqen zyrtare të Eurovision, janë vendosur shtete që arritën t’ia dalin.
Mësohet se në listë janë Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina. Ndryshe, është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë. Rikujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj.
View this post on Instagram
Nesër do performojë Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Anxhela Persiteri.


